Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos njihet nga të gjithë si një lojtar agresiv dhe që ndëshkohet shpesh me kartona nga gjyqtarët.
Ndërhyrjet e tij në të shumtën e rasteve kanë lënë lojtar të dëmtuar dhe kjo ka bërë që Ramos të jetë një nga lojtarët më të ndëshkuar në botë.
Rasti më i freskët është ai në finalen e Ligës së Kampionëve, ku spanjolli i nxori krahun Mohamed Salahut në finale me ndërhyrjen e ashpër.
Për të gjitha ndërhyrjet e tij, një kanal gjerman ka postuar një video në Youtube, e cila ka marrë rekord klikimesh, plot 24 milionë.