Jeta Osh Qef
Home

Këmbëngulës studentët e Universitetit Bujqësor, i shkojnë në dritare pedagogut: Bashkohu profesor!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06/12/2018 9:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Studentë nga të gjithë fakultetet e vendit janë bashkuar për të protestuar për disa pika të rëndësishme të vendosura në VKM.

Teksa protesta vijon vrullshëm në Tiranë drejt Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, edhe studentë në qytete të tjera të Shqipërisë kanë bojkotuar mësimin dhe janë bashkuar për të protestuar.

Ata kërkojnë përgjysmim të tarifës vjetore, pagesën në muajin janar dhe ndarjen në këste pasi për shumicën është e papërballueshme.

Një tjetër pikë është përmirësimi i kushteve të mjerueshme të jetesës në konvikte dhe në salla leksionesh duke bashkangjitur dhe një pikë tjetër të rëndësishme heqjen e tarifës 670 për kredit për çdo provim të mbartur.

Këmbëngulës janë shfaqur studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Një grup prej tyre i kanë shkuar njërit prej pedagogëve të tyre në dritaren e zyrës, duke i kërkuar të bashkohet me protestuesit pasi kanë hasur në rezistencë të tij, pasi panë që zhvillonte mësim.

Rikujtojmë se ditën e djeshme një pedagog i fakultetit të Mjekësisë, në shenjë proteste është bërë pjesë e tubimit, duke mbajtur veshur bluzën e bardhë të mjekut.

Po në këtë protestë ka qenë edhe pedagogu Edmond Tupe, i cili mbështet plotësisht studentët.