Sulmuesi argjentinas i Interit, Lautaro Martinez është në telashe të mëdha.
Ai ka përplasur një grua me makinë, teksa kjo e fundit ishte duke drejtuar biçikletën.
21-vjeçari e goditi me makinën e tij Porsche Boxter, në një nga rrugët e Milanos.
Për fatin e mirë të futbollistit, 37-vjeçarja u transportua për në spital, por mësohet se nuk është në gjendje të rëndë.
Argjentinasi duket se po kalon një periudhë të errët në Milano.
Ai nuk po gjen dot hapësira në ekipin e drejtuar nga Spaleti dhe duket se kjo gjendje e ulët psikologjike po ndikon edhe në jetën e tij.