Nuk ruan distancën e sigurisë, pallati 9-katësh po ngrihet ngjitur me murin e Presidencës

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05.12.2018, 20:27

Në vitet e fundit Tirana është mbushur me ndërtesa të larta, pallate apo kulla të cilat shpesh janë denoncuar se i zënë frymën kryeqytetit.

Mirëpo ndërtimet e reja nuk kanë kursyer as hapësirat rreth institucioneve kombëtare të vendit.

Kjo pasi ditët e fundit janë shtuar denoncimet rreth një pallati 9-katësh që po ndërtohet pranë Presidencës.

Një qytetar ditën e sotme ka filmuar punimet që po ndodhin shumë pranë ndërtesës, ndonëse nga një shkresë e Gardës së Republikës nënkuptohet se çdo ndërtesë tjetër duhet të ndërtohet 50 metra larg nga Presidenca.

Qytetari shkruan për JOQ Albania:

Pershendetje! Ky eshte muri i presidences dhe ngjitur po ndertohet pallat. Video tregon se sa ngjitut eshte me murin e presidences. Si eshte e mundur te punohet ngjitur me murin e presidences kur vetë Garda nuk e lejon te behet asnje punim 50 metra nga muri rrethues i Presidencës.”

Në shkresën e kolonel Gramos Sako thuhet:

Pas shqyrtimit të kërkesës nga ana jonë u kontrollua shkresa nr.2190/2 prot. datë 4.9.2012 e Gardës së Republikës drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës, në të cilën thuhet se nga ana e Akademisë së Arteve, Klinikës Qeveritare dhe ish-Klinikës Qeveritare për shak të sigurisë së objektit të Presidentë duhet të krijojë një zonë sigurie të lirë me largësi nga muri rrethues 50 m.”

Ndërkohë në ndërtesën e Selisë së Presidencës ndodhen zyrat e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Themelet e saj u hodhën në vitin 1959 sipas një marrëveshjeje të nënshkruar nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me BS.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit