“Ajo s’më lë të takoj djalin”, plas keq mes Majlinda Zekës dhe Majkut

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05.12.2018, 15:14

Një debat i ashpër ka nisur mes reperit Majk dhe ish-të dashurës së tij Majlinda Zeka, me të cilën ka një djalë.

Majk është gjykuar gjithmonë nga fansat se nuk i kushton vëmendje të birit dhe ai ka vendosur të justifikohet dje duke thënë se ishte nëna e të birit që nuk e lejonte ta takonte Roanin e vogël.

Majk shkruante:

Djalin tim nuk me le ta shoh nena e vete vetem sepse jemi ndare, ti s'mund ta dish cfare kam ne zemer e sa du ta kem afer. Edhe si zakonisht mediat heshtin kur une e tregoj anen time te mire. Po s'ka lidhje Zoti eshte me mua, në të kam besu prej sa e mbaj mend veten, edhe nuk ndalem tu besu në të, se kurre s'me ka lene ne lloq...vonon por nuk harron kurre. Zoti eshte krejt çfarë kam dhe çfarë më duhet. Nuk mundeni te rrezoni nje luan si une kurre, as te me ndaloni te dua djalin tim, as te me ndaloni ta shoh...kurre."

Kaq ka mjaftuar që Majlina, e cila po e rrit djalin e vetme të reagojë, duke i nxjerrë Majkut gjithë të palarat.

Ajo shkruan:

Aspak e vertete, po e them une si nene. Cfare te pres nga nje njeri qe nuk kujdeset as per femijen e vete. Jo qe une e ndaloj me pa si cdo nene edhe une kam deshire per femijen timt e rritet dhe ne frymen e babait. Po shpenzimet qe nga lindja e djalit deri tani, nevojat financiare i merr persiper vetem familja ime. A e meriton ti me e pa? Dhe mos te flas me teper te tregoj cfare padie ke bere me kete qe e the mund edhe ta publikoj. Turp."

Më pas ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto të Roanit kur ishte ende foshnjë dhe ja ka numëruar një për një Majkut sjelljet e tij, të cilat sipas Majlindës ishin të pahijshme.

Majlinda shkruan:

Asnjëherë nuk kam dashur që problemet e shqetësimet ti bëj publike, aq më pak ato të cilat kanë të bëjnë me Roanin. Kam heshtur gjithmonë në lloj lloj situate, por nuk do të hesht kësaj rradhe kur dikush e përdor famën për "të arsyetuar" mosveprimet e duhura. Një person i cili e ul çdo femër pasi e përfundon lidhjen tregon më së miri ç'ka në brendësinë e tij. Nuk jam këtu për tu bërë avokati i askujt, por vetëm të them publikisht që kam forcë, guxim dhe krenari të luftoj e ti qëndroj përballë të vërtetës. Për mua Roani është bota ime, do të doja shumë të ishte kështu dhe për babain e tij, sepse pikërisht jam unë ajo që ndarjen e kam pranuar si një rrethanë shumë normale, por kjo nuk do të thotë që e kam paramenduar që një baba biologjik dhe këtë fryt i cili sot frymon dhe rritet dhe e zbukuron jetën time çdo ditë, do të bëhet "vegël" për të thënë të pavërteta. Ky "serial" ka filluar me tendencën për ta mohuar atësinë, pastaj për ta pranuar dhe pastaj për të dytën herë për ti vënë dilemë kësaj të vërtete.Nuk ka asnjë qenie që e pranon ndarjen shumë normale, por jo edhe tendencat e tilla për të më lënduar e thyer sa herë që i duhet dikujt të bëjë lidhje tjetër dhe pastaj kur të jetë i lirë të thotë që nëna e ndalon të shohë fëmijën. Unë përgjigjem para komentuesve, por si do i përgjigjesh ndërgjegjies tënde ose kur djali të rritet e të pyesë për të gjitha këto drama që do mbesin dëshmia më e mirë në internet? Ndoshta edhe atëherë fajin do e adresosh tek unë, por shpresoj që të të trokasë ndërgjegjia një ditë dhe për hir të gjakut tënd dhe asgjë më shumë, të mos i krijosh fëmijës tënd parehati në fëmijëri.Zoti do të na gjykojë secilin, as më shumë në këtë rast mua si nënë e ty si baba, e deri atëherë më mirë të mos i arsyetohemi askujt, vetëm vetes karshi Roanit. E unë për këtë do jetoj shumë e qetë, derisa edhe jetën jam e gatshme ta fal për të, e ta përmbush çdo zbrazëti të atij, sado e vështirë të jetë. Njerëzinë dhe karrierën të kisha sugjeruar ti mbash larg njëra-tjetrës, sepse njëra të sjell famë dhe para, e tjetra të bën të jesh ky që je e që tregon që brenda teje zgjohet një ndërgjegjie jo e pastër, duke e arsyetuar veten përmes postimeve. Nëse asgjë më shumë nuk do të ndodhë, Roanit do t'ja shpjegoj që babai yt ka qenë një këngëtar i famshëm dhe i suksesshëm, shumë i talentuar, sepse nuk do të di çfarë ti tregoj më shumë. Kur të fillojë të flasë, do të bindesh që do ti dëgjojë këngët e tua, e do dëshmoj që unë e vë në gjumë me këngët e tua, sepse është e vetmja afërsi që e ka me babin, e kjo nuk është për fajin tim apo sepse unë dua kështu. Mos u merr me të pavërteta.Tek e fundit mbylle këtë luftë përmes rrjeteve sociale, drejtësia do të përgjigjet edhe për kërkesën tënde që don ta takosh djalin. Vetëm pak durim."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit