Shteti kosovar u liron rrymën serbëve të veriut

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.12.2018, 14:03

Serbët e katër komunave me shumicë serbe, do të përfitojnë nga ky muaj një ulje prej 3.5 përqind në çmimin e rrymës.

Kështu ka vendosur Zyra e Rregullatorit të Energjisë, të cilët kanë konfirmuar për mediat se është vendosur që Mitrovicës Veriore, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit t’i lirohet rryma, raporton JOQ Kosova.

Këtë e ka konfirmuar Izet Rushiti, anëtar i bordit të ZRRE-së, i cili ka thënë se Qeveria po mundohet të gjejë mënyra që t’i bëjë serbët të paguajnë rrymën.

“Prej 1 dhjetori çmimi i rrymës është zbrit në 3.5 % për komunat Veriore. Qeveria e Kosovës ka kërkuar të gjejmë alternativ dhe të formojmë një grup për Komunat Veriore. Kurse lidhur me kompensimin e faturave të Komunave veriore e dimë se një vendim i gjykatës është vendim i përkohshëm dhe pas vendimit ZRRE-ja do të marr vendim”, ka thënë sot Rushiti.

Kjo politikë e ZRRE vije pasi serbët e veriut nuk e pagunin fare rrymën që nga paslufta. Mediat kishin zbuluar këtë vit se rryma e harxhuar nga serbët në veri u faturohet shqiptarëve dhe të tjerëve që jetojnë në jug të Kosovës.

Ndryshe, veriu që nga përfundimi i luftës nuk ka paguar asnjëherë rrymë. Në fillim kjo kosto është paguar nga paratë e taksapaguesve evropianë, ndërkohë që para disa vitesh kjo kosto ra mbi Kosovën./JOQ Kosova

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit