Një farmacist që vrau gruan e tij, që të mund të fillonte një jetë të re me të dashurin e tij homoseksual, është burgosur për jetë.
Mitesh Patel planifikonte gjithashtu të kërkonte 2 milion paund nga sigurimi i jetës dhe të shkonte në Australi me të dashurin e tij pas vrasjes së Jessica-s, 34-vjeçare.
Ai u dënua për vrasjen e saj pas një gjyqi 12-ditor ndërkohë që ulërima gëzimi “poo” dëgjoheshin në pjesën ku ishte pozicionuar publiku.
Mitesh u dënua sot për jetë ndërsa gjykatësi shtoi se ai duhet të shërbejë një minimum prej 30 vitesh burg.
Familja e Jessica-s i tha Patel-it se ndërsa ajo do të pushojë në Parajsë, "ai do të kalbet në ferr" pasi këtij të fundit ju lexua dënimi përjetë.
Ndërkohë vrasësi nuk shfaqi asnjë lloj emocioni në fytyrën e tij.
37-vjeçari kishte planifikuar për vite vrasjen e Jessica-s në mënyrë që mund të ishte i lirë me dashurinë e tij të vërtetë dhe "shokun shpirtëror".
Thuhet se para së të kryente vrasjen ai kishte kërkuar “si të mbys dikë” në internet. Veç kësaj kishte kërkuar edhe për vrasës me pagesë në tregun e zi. JOQ Albania