22 eurodeputetë ‘rebelohen’për Kosovën, i kërkojnë BE’së t’i heqë vizat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.12.2018, 11:19

Vizat për Kosovën kanë qenë arsyeja që 22 deputetë të Parlamentit Evropian t’i shkruajnë një letër presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Në këtë letër të dërguara para takimit të Këshillit të Ministrave të BE’së që mbahet me 13 dhe 14 dhjetor, e ku Kosova do të duhet të kalojë në votim, është theksuar rëndësia e dhënies së liberalizimit dhe është kërkuar që kjo gjë të bëhet sa më shpejtë, raporton JOQ Kosova.

Deputetët e parlamentit Evropian gjithashtu iu kanë kujtuar zyrtarëve të BE-së se Komisioni Evropian kishte konfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet.

“Ne mendojmë se liberalizimi i vizave do të përmirësojë stabilitetin dhe do ta sjellë Kosovën më afër BE-së, duke përmirësuar lehtësinë e udhëtimit dhe të bërit biznes, duke ndihmuar në luftën kundër kontrabandës dhe korrupsionit”, thuhet në letrën që e nënshkruan 22 deputetë, e që doli nga zyra e raportuesit për Kosovën, Igor Soltes.

Mos liberalizimi i vizave, sipas tyre, e bënë Kosovën vendin më të izoluar në Evropë.

“Regjimi pa viza paraqet një nga arritjet më të prekshme dhe konkrete për perspektivën evropiane të vendit dhe sjell realizimin e lëvizjes së lirë si një nga parimet themelore të projektit evropian. Prandaj, i bëjmë thirrje Këshillit që të caktojë një datë për këtë çështje dhe të miratojë regjimin pa viza për Kosovën pa vonesa të mëtejshme” përfundon komunikata.

Ndryshe, ky është një rast i rrallë kur deputetët e Parlamentit Evropian i drejtohen qartazi institucioneve të BE-së për t’iu kërkuar liberalizimi i vizave për ndonjë shtet./JOQ Kosova

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit