Edhe pse finalja e kthimit mes River Plates dhe Boca Juniorsit do luhet në Santiago Bernabeu të Madridit, tensioni para ndeshjes në Argjentinë vazhdon.
Pasditen e djeshme, në stadiumin e Boca-s, “Bombonera” u dha një alarm për bombë.
E menjëhershme ndërhyrja e policisë federale dhe e forcave xheniere, ndërsa impianti u evakuua me urgjencë.
Pas incidenteve, ku tifozët e Riverit sulmuan autobusin që transportonte lojtarët e Boka Zhunjors, tensioni mbetet në nivele maksimale.
Pikërisht përë këto tensione dhe incidente, u vendos që ndeshja mos luhej në Argjentinë, por të zhvendosej në Madrid të Spanjës ku situata do jetë më e qetë.