Një moment aspak i kendshëm ka ndodhur në kampionatin spanjoll, në një nga kategoritë inferiore të këtij divizioni.
Këtë javë luhej ndeshja mes Arandina dhe Real Avila.
Trajneri i vendasve, Havier Alvarez de los Mozos, ka qenë i pakënaqur me gjyqtarin e takimit dhe vendosi ta zgjidhte vetë situatën.
Ai iu vërsul gjyqtarit dhe mes sharjeve të tipit “do të të vras, bir k…”.
Për fatin e mirë të gjyqtarit, lojtarët e Arandina menduan ta mbronin atë dhe thuajse e gjithë skuadra me radhë u detyrua të tërhiqte jashtë fushës trajnerin e tyre.
Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e mediave sportive në mbarë botën.