Niseni mëngjesin shëndetshëm dhe plot energji me një smoothie me karrota. Ka shumë pak përbërës dhe ju merr vetëm disa minuta për ta bërë.
Përbërësit 2 karrota 1 nektarinë 2 feta pjepër (ngjyrë portokalli) 1 kivi 3 lugë kos
Përgatitja Në fillim lajmë karrotat mirë dhe i ziejmë. Nga ana tjetër qerojmë dhe presim në feta të holla pjeprin, kivin dhe nektarinat. Në një blender shtojmë karrotat e prerë kubikë, frutat dhe kosin. I përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Smoothie juaj është gati!