Kishte qenë vota e Alma Lamës që atëbotë ishte deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës që bëri president Hashim Thaçin.
E tani, gati 2 vite pas, presidenti Thaçi lëshoi dekret për tërheqjen e Lamës nga ambasada e Kosovës në Itali, raporton JOQ Kosova.
Mirëpo, për Alma Lamën nuk po ka edhe aq rëndësi fjala e presidentit, e madje as dekreti që ai e ka lëshuar. Ajo ka vazhduar aktivitetet si ambasadore.
Ndërkohë, Lama ka folur për mediat e Kosovës, duke mos u pajtuar me presidentin Thaçi për këtë shkarkim.
Lama ka kërkuar sqarim nga Ministria e Punëve të Jashtme, mirëpo ata kanë thënë se shkarkimi i Alma Lamës ka kaluar nëpër procedurë të rregullt./JOQ Kosova