Trajneri brazilian, Luiz Felipe Scolari, do t’i rikthehet punës së trajnerit në ekipe kombëtare.
Pas disa aventurave me ekipe braziliane, ai do marrë drejtimin e Kombëtares së Kolumbisë.
ESPN Brazil raporton se Federata e Futbollit të Kolumbisë ka arritur akordin për emërimin e Felipe Luiz Scolarit në krye të pankinës.
Ish trajneri i Chelseat dhe Brazilit, te Kolumbia do të zëvendësojë Jose Pekerman, i cili u largua nga ky post pas Kupës së Botës.