Kosova gati ta bëjë ekipin negociator, dy parti opozitare i bashkohen qeveritarëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.12.2018, 15:29

Sot Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë dy seanca të mbetura në gjysmë muajin e shkuar, në kuadër të së cilës është edhe pika e votimit të një rezolute rreth dialogut me Serbinë.

Kjo rezolutë akoma nuk dihet nëse do të marrë votat e nevojshme, për shkak të mungesës së konsensusit politik, mirëpo një gjë tjetër rreth dialogut po afrohet me shpejtësi, raporton JOQ Kosova.

Bëhet fjalë për krijimin e grupit negociator të Kosovës që do ta përfaqësoje shtetin në bisedime me Serbinë në fazën më kritike të saj, që tani po quhet si “faza finale”.

Dy parti opozita, ndërkohë, janë duke bërë befasinë pasi kanë pranuar të jenë pjesë e ekipit negociator që është inicuar nga pozita.

PSD dhe Alternativa që janë jashtë Qeverisë kanë vendosur të përfaqësojnë opozitën në ekipin negociator, ku mendohet të ketë edhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ndërkohë, vetëm Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë betonizuar kundër ekipit negociator, dhe po refuzojnë të marrin pjesë. Ata po kritikojnë Thaçi se po do ta përfshijë grupin negociator në pazaret personaleqë, sipas tyre, ka nisur me presidentin serb Vucic./JOQ Kosova

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit