Mesfushori spanjoll, Isco Alarcon nuk po kalon një moment pozitiv te Real Madridi pasi trajneri i ri, Santiago Solari nuk llogarit si titullar dhe e lë vazhdimisht në stol.
26-vjeçari tani po mendon seriozisht largimin, por nuk do jetë e lehtë për të.
Juventusi ka kohë që po tenton ta transferojë spanjollin, mirëpo madrilenët nuk duan të heqin dorë prej tij pa mbushur mirë arkën e klubit.
Drejtuesit e Realit duan plot 700 milionë euro për të lënë të lirë Iscon, aq sa është edhe klauzola e tij.
Gjithsesi, kjo kërkesë e tyre mund të ulet ndjeshëm, pasi vetë futbollisti do largimin nga ‘Santiago Bernabeu’.
‘Zonja e Vjetër’ është e gatshme që të bëjë çmendurinë e radhës në merkato pas transferimit të Ronaldos në merkaton e këtij viti.