Kosova nesër në ditë zie, arsyeja e veçantë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.12.2018, 14:24

Shteti kosovar do të jetë nesër në ditë zie për nder të varrimit të ish-presidentit amerikan George Ë. H. Bush, që vdiq javën që shkoi.

Lajmin për shpalljen e ditës së zisë e bëri të ditur Presidenca e Kosovës, të cilët thanë se kjo bëhet për hir të respektit dhe vlerësimit të kontributit të ish-presidentit Bush për Kosovën, raporton JOQ.

during Super Bowl 51 at NRG Stadium on February 5, 2017 in Houston, Texas.

Për këtë rast, presidenti Hashim Thaçi është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe pritet të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-presidentit Bush.

Ndërkohë, dje ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnnet, gjatë dorëzimit të letrave kredenciale ka vlerësuar lartë marrëdhënien e shtetit Amerikan dhe popullit të Kosovës, e cila marrëdhënie u bë shkas edhe për zinë e nesërme.

“Unë kam shërbyer 15 vite më parë në Kosovë, dhe më vjen mirë që më është dhënë rasti të shërbejë sërish në Kosovë. Amerika është këtu për ta përkrahur gjithmonë Kosovën. Mendoj se marrëdhëniet e Kosovës dhe SHBA janë marrëdhënie të cilat nuk mund të krahasohen me asnjë marrëdhënie tjetër në botë”, ka thënë dje Kosnett.

Ndryshe, herën e fundit kur Kosova mbajti ditë zie, ishte vdekja e veprimtarit Adem Demaçi, me ç’rast flamujt e shtetit të Kosovës u vendosen në gjysëm shtizë për tri ditë./JOQ

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit