Doktorët në Rusi po luftojnë për shpëtimin e dy motrave 14-vjeçare të cilat janë bërë kockë e lëkurë, në kuptimin e plotë të fjalës, si pasojë e anoreksisë.
Masha dhe Dasha Ledeneva u fiksuan të dyja në lidhje me peshën në momentin që një shkollë modelimi u tha që duhej të rrëzonin disa kilogramë në mënyrë që të ishin më të pranueshme për standartete e modeleve.
Të dyja vajzat hynë në koma për tre ditë ndërkohë që luftojnë me jetën të shtruara në spital. Dasha kishte përfunduar në vetëm 36kg ndërsa motra e saj binjake, Masha në 40 kg.
Rasti i tyre u bë i njohur kur Maria Kokhno, një aktiviste për viktimat me çrregullime të ushqimit, bëri një thirrje publike për ndihmë mjekësore pasi vajzat rrezikonin të dergjeshin në shtëpi.
Nëna e tyre i çoi spital më spital, por nisur nga gjendja e tyre kritike, askush nuk kishte pranuar që t’i merrte përsipër.
Shkolla e modelimit në të cilën shkuan vajzat, nuk ka lëshuar asnjë koment deri më tani. JOQ Albania