U mbajt mbrëmjen e djeshme ceremonia e "Topit të Artë" ku fitues u shpall mesfushori kroat, Luka Modriç.
Futbollisti i Realit i dha fund epokës së lavdishme të Messit dhe Ronaldos.
Ai ka marrë më shumë vota nga të gjithë duke triumfuar i pari në podium.
Ndërkaq janë zbuluar edhe votat e delegacionit shqiptar.
Besnik Dizdari, kryetari i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë, ka votuar për Grizmanin (5 pikë), Modriç (4 pikë), Ronaldon (3 pikë), Mesin (2 pikë), Mbapenë (1 pikë).