E para femër që fiton “Topin e Artë”, prezantuesi kritikohet keq për kërkesën seksiste ndaj saj

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 04.12.2018, 09:59

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Topin e Artë mbrëmë në Paris është shënuar edhe një incident që u përhap gjerësisht në rrjetet sociale i cilësuar si seksist.

DJ francez, Martin Solveig, i kërkoi fitueses së “Topit të Artë” për femra, Ada Hegerberg, nëse mund të bënte “twerk” nga skena si një mënyrë për ta festuar këtë trofe.

Por kjo kërkesë e DJ Solveig, i cili ishte edhe bashkë-prezantues në ceremoninë e ndarjes së çmimeve prestigjioze, ka nxitur shumë komentet ku e cilësojnë një seksizëm të hapur ndaj futbollistet norvegjeze.

E ashtu siç pritej, sulmuesja Ada Hegerberg, i tha menjëherë “JO” kërkesës për kërcimin sugjestionues erotik.

Video e momentit seksist:

Kur në vëmendjen e të gjithëve duhet të ishte arritja e norvegjezes Ada, e cila bëhet e para femër fituese e “Topit të Artë”, një trofe i cili u është dorëzuar vetëm futbollistëve meshkuj, të gjithë u përqendruan tek kërkesa e DJ.

Por, Martin Solveig i ka kërkuar ndjesë personalisht futbollistet Ada Hegerberg, e u shpreh se ishte habitur nga reagimi kundër.

Në Twitter DJ francez shkroi:

Jam paksa i habitur, madje i çuditur nga çfarë po lexoj në internet. Sigurisht që nuk pata qëllim të ofendoja dikë… Ajo ishte një shaka, me gjasë jo e pëlqyeshme, ndaj dua të kërkoj ndjesë për këdo që mund të kem ofenduar.”

Në këtë “luftë” komentesh dhe kritikash u përfshi edhe tenisit britanik, Andy Murray, i cili shkroi në Instagram:

Përse femrave iu duhet ende të bëjnë atë lloj shfaqje m***? Çfarë i kanë kërkuar Kylian Mbappesë dhe Luka Modriçit? Imagjinoj që diçka që ka të bëjë me futbollin… Dhe të gjithë atyre që mendojnë se njerëzit po reagojnë më ashpër se ç’duhet, sepse ishte thjesht një shaka, u them se vetëm e tillë nuk ishte. Unë jam i përfshirë në sport gjatë të gjithë jetës sime dhe niveli i seksizmit është i pazakontë.”

Ada Hegerberg është sulmuese 23-vjeçare, e cila me golat e saj çoi Lyonin drejt titullit të pestë të Champions League dhe të 12-in radhazi në kampionatin francez.

Si për të ulur tensionin, në fund të ceremonisë, Ada u shpreh se shakaja pa kripë e Solveig nuk kishte ndikuar aspak në suksesin e kësaj mbrëmjeje.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit