Luka Modriç u shpall mbrëmjen e sotme futbollisti më i mirë në botë teksa fitoi trofeun më të rëndësishëm individual, "Topin e Artë".
Pas ceremonisë, mesfushori kroat ka marrë një tjetër lajm të gëzueshëm.
Kësaj here nga Gjykata e Zagrebit, atje ku prej kohësh po përballej me disa akuza të rënda për dëshmi të rreme në një proces të lidhur me korrupsionin në klubin e Dinamos së Zagrebit.
Gjykata ka hedhur poshtë akuzat dhe Modriç shpallet zyrtarisht i pafajshëm.
Zëdhënësi i gjykatës, Kresimir Devçiç, deklaroi:
Kështu, futbollisti i Real Madridit iu shpëton njëherë e mirë problemeve me ligjin dhe tashmë mund ta shijojë në maksimum trefun që sapo mori.