Lazio po kalon një moment të keq në kampionatin italian dhe rezultatet e fundit të ekipit nuk i kanë pëlqyer aspak drejtorit sportiv, Igli Tares.
Taktika e trajnerit Inzaghi me tre mbrojtës nuk po funksionon aspak mirë dhe skuadra duket se ka humbur shkëlqimin e fillim sezonit.
Drejtori Igli Tare ka vendosur që t’i mbajë të gjithë lojtarët në grumbullim deri në ndeshjen kundër Sampdorias të shtunën në kampionat.
Kështu lojtarët nuk do kenë hapësirë të takojnë të afërmit e tyre, por do jenë gjatë gjithë kohës në grumbullim.
Ky ndëshkim ka ardhur nga Tare për shkak të formës të dobët që lojtarët po shfaqin ndeshjet e fundit.