Grushte e shqelma kokës, i dashuri masakron vajzën live në emision

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 03.12.2018, 16:04

Një "Reality Show" në Rusi degradoi në akte dhune, pasi i dashuri goditi keqazi një nga konkurrentet për shkak se ajo pranoi se kishte përqafuar një burrë.

34-vjeçari, Andrey Shabarin sulmoi të dashurën e tij Rozalia Raison 21-vjeçare në shfaqjen e njohur televizive ruse "Dom 2", ose e përkthyer shqip, "Shtëpia 2".

Konkurrentët në show u duhet të ndërtojnë një shtëpi, teksa kanë për të gjetur një partner.

Më pas çiftet duhet të garojnë për shtëpinë.

Incidenti në fjalë nisi menjëherë pas një deklarate të vajzës, në prapaskenat e emisionit.

21-vjeçarja pranoi se ishte përqafuar nga një burrë në shfaqje, teksa në këtë moment i dashuri i saj 35-vjeçar e goditi atë në kokë shumë herë, e tërhoqi nga flokët, teksa një burrë tjetër mundohet t'i ndante.

Drejtuesit e shfaqjes vendosën të përjashtojnë vajzën pas kësaj ngjarje.

Por siç raportojnë mediat lokale, vajza dhe djali janë pajtuar tashmë, teksa mbeten në përpjekje për të rregulluar marrëdhëniet e tyre.

VIDEO:

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit