Diego Maradona është përfundimisht i pandreqshëm. Legjenda e futbollit argjentinas prej disa javësh drejton Dorados de Sinaloa në Meksikë.
Tensioni e ka shoqëruar nga ndeshja në ndeshje.
Së fundmi ai e ka humbur toruan dhe pas ndeshjes ndaj Atlético San Luis ku humbi 4-2, i vërsulet një gazetari, duke e goditur me grushte.
Videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, teksa është duke bërë xhiron e internetit.
Maradona prej kohësh i është rikthyer abuzimit ndaj drogërave dhe alkoolit duke u shfaqur shumë herë i dehur dhe në gjendje të mjerueshme.