Ndeshje e djeshme mes Interit dhe Romës përfundoi në barazim 2-2, por arbitri, Xhanluka Roki ka bërë një gafë të pafalshme.
Përpara penalltisë që shndërrohet në gol nga Kolarov ka një tjetër episod vendimtar.
Zaniolo në të 36-ën pengohet në zonë nga mbrojtësi zikaltër D’Ambrozio, por për Rokin dhe asistentët e VAR nuk ka kontakt, kur në fakt ishte i dukshëm.
Këto janë pamjet dhe secili mund të gjykojë vetë: