Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është përfundimisht i "çmendur".
Skuadra e tij po kalon një sezon mjaft të mirë ndërsa sot arriti që të fitonte përballë Evertonit në një ndeshje dramatike.
Të kuqtë triumfuan falë një goli të shënuar nga “i harruari” Origi në minutën e 96-të, pra pikërisht atëherë kur arbitri ishte gati të sinjalizonte fundin e lojës.
Ky gol çoi në festë të gjithë stadiumin “Anfilld” dhe natyrisht nuk mund të mungonte dhe festimi “i çmendur” i trajnerit gjerman.
Ai për një moment i harroi rregullat dhe futet në fushë teksa shikohet që vrapon si “i tërbuar” nëpër fushë. për më tepër ndiqni videon.