Fotot e një demi me muskuj aspak normal po bëjnë xhiron e rrjetit dhe kanë zemëruar rëndë aktivistët për të drejtat e kafshëve.
Në imazhet e shpërndara mund të dallohen fare mirë muskujt e fryrë të kafshës duke bërë që shumë përdorues të sygjerojnë se mund t’i jenë dhënë steroide.
Por, sipas organizatës për mbrojtjen e kafshëve, PETA-s demi ndodhet në atë gjendje pasi vuan nga një mutacion i quajtur 'muskuli i dyfishtë'.
Ky mutacion bëhet shkak që kafshët që e kanë të humbasin një proteinë që kontrollon rritjen e muskujve të tyre.
Sipas PETA-s, mutacioni ndodh në mënyrë natyrore, por ata vënë në dukje se disa ferma i zgjedhin me qëllim këto kafshë në mënyrë që t’i shtojnë dhe rrjedhimisht të prodhojnë më shumë mish.
Nuk dihet se ku janë marrë pamjet në fjalë. JOQ Albania