Mesfushori holandez, Arjen Roben vendosi t'i japë fund aventurës së tij dhe do të largohet nga Bajerni i Mynihut në fund të sezonit.
Ai erdhi në Gjermani nga Reali i Madridit më 28 gusht të 2009-ës për 24 milionë euro dhe ka luajtur plot 10 vjet me fanellën e kuqe duke fituar gjithçka.
Lajmin e konfirmoi vetë lojtari:
Ai do mbahet mend te Bayerni për dy episode vendimtare.
I pari është kur humbi një penallti në shtesën e finales së Champions League ndaj Chelseat në vitin 2012.
Ndërsa i dyti, një vit më pas, shënoi golin vendimtar të finales me Borusian e Dortmundit për t’i dhënë Bayernit tripletën e vetme në histori.