Chelsea fitoi me rezultatin 2-0 kundër Fullhamit të Claudio Ranierit.
Pedro dhe Ruben Loftus-Cheek i dhanë fitoren "Bluve të Londrës", teksa personazh ishte edhe Morata.
Spanjolli nuk arriti të shënonte, por u bë temë në internet për shkak të një rasti të humbur.
Me portën e boshatisur ai nxori topin jashtë.
Londinezët aktualisht ndodhen në vendin e katër me 31 pikë në 14 ndeshje.