Shqipëria ka mësuar sot kundërshtaët në eleminatoret e europianit teksa bën pjesë në Grupin H me Francën, Turqinë, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.
Pas shortit, ka reaguar edhe trajneri Panuçi i cili është përpjekur të qëndrojë me këmbë në tokë, pavarësisht se shorti është i favorshëm.
Ai u shpreh:
Mund të shkonte më mirë por edhe më keq, por e pranojmë se mund të bëhemi gati për të bërë më të pamundurën. Franca është favoritja e madhe, pastaj janë Turqia e Islanda, dy skuadra të forta të cilat janë për vendin e dytë.
Gjëja më e rëndësishme është të rikuperoj të gjithë lojtarët se juve në Shqipëri nuk u intereson për lojtarët, por për rezultatin. Po nuk pata lojtarët, nuk mund të bëj rezultat. Për t’u kualifikuar duhet të bëjmë një paraqitje të mëdha."