Finalja e Kupës Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors u bë si një telenovelë e vërtetë pasi është shtyrë disa herë.
Shkak janë bërë trazirat e tifozëve dhe së fundmi është vendosur që ndeshja të luhet në stadiumin e Real Madridit, "Santiago Bernabeu" më 9 dhjetor.
Megjithatë, vëmendjen maksimale e ka marrë një status i një tifozi argjentinas në Twitter.
Fansi i River Plates kishte parashikuar që kjo ndeshje do luhej stadiumin e Madridit, “Santiago Bernabeu”, as më pak e as më shumë, por plot 1 muaj përpara.
Në 3 nëntor ai shkruante:
Gjysma e “profecisë” së këtij tifozi është plotësuar, tashmë mbetet të shohim nëse rezultati do të jetë 1-0, dhe golin ta shënojë pikërisht Piti Martinez.