Ditën e sotme ora 12:00, në Dublin të Irlandës do të hidhet shorti për eleminatoret e Kampionatit Europian të Futbollit, "Euro 2020".
Janë plot 55 kombëtare të cilat presin të mësojnë kundërshtarët e tyre, ku bën pjesë edhe Shqipëria.
Delegacioni kuqezi ka mbërritur ditën e djeshme në Dublin dhe sot do mësojë shortin.
Janë plot 55 përfaqësuese pjesë të shortit dhe janë të ndara në 6 vazo të ndryshme, ndërsa pas shortit do të formohen 5 grupe me 6 skuadra dhe 5 të tjerë me 5 skuadra.
Kombëtarja shqiptare është e pozicionuar në vazon e 4-t dhe “kryqëzon gishtat” për një short të favorshëm, për të synuar për herë të dytë radhazi pjesëmarrjen në këtë eveniment.
Për herë të parë në eliminatore do të marrë pjesë edhe përfaqësuesja e Kosovës, e cila pasi kreu një fushatë shumë të mirë në ligën e Kombeve, është gati të synojë një objektiv më madhor.
Kosova bën pjesë në vazon e pestë dhe ashtu si Shqipëria, do të lutet për të mos u përballur me kundërshtarë shumë të fortë në vazot paraardhëse.
Ndarja e 55 Përfaqësueseve sipas vazove, para shortit:
Vazoja e parë: Anglia, Portugali, Holanda, Zvicra, Spanja, Belgjika, Italia, Kroacia, Franca dhe Polonia.
Vazoja e dytë: Gjermania, Bosnja Hercegovina, Çekia, Danimarka, Islanda, Rusia, Suedia, Ukraina, Uellsi dhe Austria.
Vazoja e tretë: Finlanda, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Irlanda, Serbia, Sllovakia, Turqia, Bullgaria, Izraeli dhe Skocia.
Vazoja e katërt: Qipro, Shqipëri, Estoni, Gjeorgji, Greqi, Lituani, Mali i Zi, Estoni, Hungari dhe Rumani.
Vazoja e pestë: Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjilbraltar, Kazakistan, Kosova, Luksemburg, Maqedoni, Moldavi dhe Ishujt Faraore.
Vazoja e gjashtë: Andora, Letonia, Lihtenshtejni, San Marino dhe Malta.