Arsyet pse punonjësit më të mirë largohen nga puna, edhe kur e duan atë!

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 01.12.2018, 20:32

Nuk është e lehtë të humbasësh një punonjës që ka një kohë të gjatë që punon për ty.

Për të mbajtur punonjësit më të aftë, kompanitë dhe drejtuesit duhet të kuptojnë se çfarë po bëjnë dhe si ndikon kjo gjë në humbjen e interesit.

Punonjësit largohen atëherë kur drejtuesit:

Bëjnë shumë rregulla koti

Kompanitë kanë nevojë për rregulla,kjo është normale, por nuk duhet të jenë dritëshkurtra në krijimin e rendit.

Disa rregulla të panevojshme i çmendin punonjësit më të mirë. Kur punonjësit e aftë ndihen sikur Big Brother po i vëzhgon ata do të gjejnë një vend tjetër për të punuar.

Ata i trajtojnë të gjithë njësoj

Ndërkohë që kjo taktikë është efikase për fëmijët në shkollë, vendi i punës duhet të funksionojë ndryshe.

Trajtimi i punonjësve njësoj u tregon punonjësve më të mirë se, pavarësisht performancës së tyre, ata do të trajtohen njësoj me atë që nuk bën asgjë dhe me padurim pret orën që të ikë nga puna.

Ata nuk i njohin rezultatet e arritura

Është e thjeshtë të nënvlerësosh një rezultat të arritur në kohën e duhur, veçanërisht me punonjësit më të mirë që janë të motivuar. Të gjithëve u pëlqejnë lavdërimet, askush më shumë se sa atyre që punojnë me ndershmëri dhe japin maksimumin. Vlerësimi i rezultateve pozitive tregon se ju po i kushtoni vëmendje.

Drejtuesit kanë nevojë të komunikojnë me punonjësit për të kuptuar se çfarë i bën ata të ndihen mirë (për disa është një rritje në detyrë, për të tjerë një njohje e meritave në publik) dhe t’i shpërblejnë për një punë të bërë mirë.

Ata nuk kujdesen për njerëzit

Më shumë se gjysma e njerëzve largohen nga puna për shkak të marrëdhënies me drejtuesin e tyre. Kompanitë e zgjuara sigurohen që drejtuesit të dinë të balancojnë anën profesionale me atë personale.

Këta drejtues i përgëzojnë punonjësit për suksesin e arritur, tregojnë ndjeshmëri për ata që janë duke kaluar kohë të vështira dhe i sfidojnë ata. Drejtuesit që nuk kujdesen për punonjësit e tyre do të kenë largime të shpeshta të stafit të tyre.

Është e pamundur të punosh për dikë tetë orë ose më shumë kur ata nuk janë të përfshirë personalisht dhe nuk u intereson për asgjë tjetër veçse për punën tuaj.

Nuk u tregojnë njerëzve vizionin

Mund të duket e mjaftueshme që thjesht t’i ngarkosh punonjësit me detyra dhe të ecësh përpara, por të mos u tregosh vizionin është një shkak që punonjësit më të aftë do të largohen. Kur atyre nuk u tregohet “piktura e madhe”, ata do të ndihen të tjetërsuar dhe pa një qëllim. Pa një qëllim, ata do të gjejnë një të tillë dikur tjetër.

Ata nuk i lënë punonjësit të ndjekin pasionet e tyre

Google u kërkon punonjësve t’u kushtojnë të paktën 20 për qind të kohës të bëjnë “atë që besojnë se do t’i sjellë përfitime Google”. Këto projekte pasioni japin një kontribut të rëndësishëm në produktet e Google si Gmail dhe AdSense, ndikimi i tyre më i madh është në krijimin e Googlers (punonjës) të angazhuar.

T’u ofrosh atyre mundësinë për të ndjekur pasionin e tyre përmirëson produktivitetin dhe kënaqësinë në punë. Por, për fat të keq, shumë drejtues duan që punonjësit e tyre të punojnë brenda një kutie të vogël.

Këta drejtues frikësohen se produktiviteti zvogëlohet nëse ata ndjekin pasionet e tyre. Kjo frikë është e pajustifikueshme. Studimet kanë treguar se tek njerëzit që ndjekin pasionin e tyre, niveli i euforisë është pesë herë më i lartë se sa të tjerët.

Ata nuk i bëjnë gjërat argëtuese

Njerëzit nuk japin maksimumin e tyre në punë nëse ata nuk kënaqen dhe argëtimi është një nga mbrojtësit kryesorë kundër brownout. Kompanitë më të mira e njohin rëndësinë që t’i lënë punonjësit të kënaqen.

Google për shembull ka bërë gjithçka është e mundur duke krijuar hapësira argëtuese për punonjësit. Ideja është e thjeshtë: sa më argëtuese puna, aq më i lartë produktiviteti, dhe aq më shumë orë punonjësit do të kalojnë në punë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit