Edhe derbi i sotëm mes Partizanit dhe Tiranës nuk kaloi pa incidente.
Pasi u mbyll sfida me fitoren 2-1 të Partizanit, tifozët e të dyja ekipeve janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin kur kanë dalë nga stadiumi.
Gjithçka ndodhi në kryqëzimin e 21 dhjetorit.
Mes palëve ka pasur flakadanë të hedhur, çka ka shkaktuar edhe panik te kalimtarët përreth.
Policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, ndërkohë që ka edhe të arrestuar.