Real Madridi nuk po kalon një moment të të mirë në kampionat dhe këtë e dëshmojnë qartë rezultatet e arrira nga skuadra spanjolle këtë edicion.
Gjendja brenda skuadrës nuk është aspak e qetë dhe një video e publikuar sot nga "AS" i shton akoma më shumë dyshimet.
Gjatë ushtrimeve, ishin Vinicius Jr dhe Luka Modriç që patën një përplasje mes tyre.
Si duket, kroatit nuk i ka pëlqyer shakaja që ka bërë lojtari i ri i madrilenëve dhe e ka goditur me trup teksa po shkëmbeheshin.
Gjithçka ka mbetur aty dhe nuk u zmadhua.