Maradona nuk ndryshon kurrë. Ai do bëhet gjithmonë protagonist i ç'do situate.
Mbrëmjen e djeshme skuadra e drejtuar nga legjenda argjentinase mori një fitore 1-0 në finalen e parë përballe skuadrës së Atletiko San Luis.
Goli i vetëm për skuadrën e Dorados u shënua në minutën e 73-të, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen në këtë ndeshje, ishte reagimi i çuditshëm i Maradonës ndaj arbitrit të katërt në fundin e ndeshjes.
Sipas mediave meksikane, ky irritim lidhej me akordimin e katër minutave shtesë dhe Maradona nuk ishte aspak dakord.
Si duket ai do e gjejë gjithmonë një shkak për t'u grindur.