Pirro Dhima: Grekët janë racistë, ja ç’do më bënin nëse do isha bërë kampion

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 30.11.2018, 13:35

Pirro Dhima, djali nga shqiptar nga Himara ka një histori sa të lavdishme aq edhe të mbushur me akuza.

Edhe pse shqiptar, ai zgjodhi të përfaqësojë Greqinë në Peshëngritje, madje i dha këtij shteti 3 medalje të arta olmipike dhe shumë medalje të tjera.

Në Shqipëri e quajnë edhe sot tradhëtar, por as në Greqi nuk e kanë dashur sa e ka merituar.

Së fundmi, Dhima ka bërë një rrëfim të gjatë për “lifo.gr”, ku flet çështjet e jetës së tij, racizmin dhe ndarjen nga jeta të gruas së tij.

Ai tregon se e ka ndjerë gjithmonë racizmin në shtetin grek madje ka vuajtur jo pak.

Ja rrëfimi i Pirro Dhimës:

Racizmi është një fenomen kompleks. Ka të bëjë me kohët, kushtet në të cilat jetojnë çdo shoqëri, si dhe pasurinë dhe varfërinë e njerëzve. Unë kam ardhur në Greqi tridhjetë vjet më parë, kur vendi pati një valë të madhe të emigrantëve të ardhur jo vetëm nga Shqipëria, por nga e gjithë Europe Lindore.
Në një shoqëri të mbyllur si Greqia, ishte e ndjeshme të reagoje. Sigurisht, nuk ishte e mirë, por ishte diçka që nuk mund të shmangnim. Tridhjetë vjet më pas, ka pasur disa hapa përpara, duhet ta pranojmë këtë. Por duhet bërë më shumë. Çdokush me fëmijë e di se shoqëritë po ndryshojnë me brezat që vijnë.
Në disa gjera, më lehtë mund të largohen njerëzit se idetë e tyre. Një 30-vjeçar i sotëm grek nuk ka idetë e prindërve të tij, normale, por kur erdha unë në Greqi ishte ndryshe. Këtu isha shqiptar, në Shqipëri isha grek, diçka e ngatërruar. Ka pasur disa incidente që unë mund t’ju them, por, për fat të mirë, e them, kam qenë me fat.
Të tjerë e kanë pësuar më keq. Dhe e dini çfarë? Çështja nuk është çdo incident, por frika e përhershme që ju fut. Isha në autobus dhe kisha frikë se mos dikush do humbiste portofolin dhe do më fajësonin mua. Unë mendoj se grekët janë racistë ndaj të dobëtëve dhe të varfërve. Unë, nëse nuk do isha bërë kampion, nuk do më pranonin lehtë. Do më shihnin me gjysmë syri."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit