Duket se Granit Xhaka e ka përfundimisht të ndaluar të bëjë me duar simbolin e atdheut të tij.
Shqiponja vazhdon t'i sjellë telashe mesfushorit shqiptar që luan për Arsenalin dhe përfaëson kombëtaren e Zvicrës.
Për festën e flamurit, Xhaka së bashku me bashkëshorten e tij Leonita formuan me duart e tyre simbolin e shqiponjës teksa ishin duke ngrënë një darkë romantike.
Kaq ka mjaftuar që mediat e mëdha botërore të hidhen në sulm. Kësaj here nuk është një media serbe, por sajti prestogjoz britanik, "The Sun".
Sajti i njohur shkruanse gjesti i përsëritur i Granit Xhakës mund të shkaktojë reagime në opinionin publik.
Megjithatë, shqiptari nuk do t'ja dijë dhe nuk shqetësohet aspak, madje e bën shqipnjën sa herë t'i jepet mundësia duke kujtuar me krenari rrënjët e tij.