Merr formë fytyra e 26-vjeçarit që qëlloi veten në gojë, rezultatet janë të mahnitshme

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 30.11.2018, 07:52

Një i ri nga Kalifornia iu nënshtrua një operacioni të rëndë të transplantimit të fytyrës pasi qëlloi veten me armë në gojë dhe rezultatet e operacionit i ka ndarë me mbarë botën.

Cameron Ward, 26 vjeç, i shkaktoi vetes plagë shkatërruese në qershor të vitit 2016-të. Shpërthimi i armës brenda gojës së tij e shpërfytyroi komplet duke ia dëmtuar hundën, dhëmbët, nofullën e poshtme, pjesën e sipërme të fytyrës dhe qiellzën.

Cameron Ward.

Pas incidentit, mamaja e tij bëri disa përpjekje nëpër kirurgji tradicionale të rindërtimit deri sa hasi në Dr. Eduardo Rodriguez në New York.

Beverly Bailey-Potter, nëna e Cameron, tha:

Kur lexuam se çfarë kishte bërë Dr Rodrigues për pacientët e tjerë, e dinim se ai ishte i vetmi të cilit mund t’ia besonim jetën e Cameron. Ishim të gatshëm të udhëtonim për shumë orë.”

Camoreon Ward ndërmori operacionin kirurgjik rreth 11 muaj më parë dhe ndërhyrja për transplantin e fytyrës së tij zgjati rreth 25 orë, ku ndihmën më të madhe e dha planifikimi kirurgjikal i kompjuterëve të cilët projektuan në 3D fytyrën e 26-vjeçarit.

Procedura kërkoi transplantimin dhe rindërtimin e kockave të sipërme dhe të poshtme të nofullës, 32 dhëmbët, mishrat, qiellzën, qepallat, faqet, hundën dhe kanalet e hundës.

Camerona Ward është ende në rikuperim dhe po punon që të fitojë lëvizshmërinë e shqisave të tij.

Ç'është më e rëndësishmja, më në fund ai ka një shans për t'u kthyer në jetesën që kishte dikur.

26-vjeçari tha:

Jam shumë mirënjohës për këtë transplant të fytyrës sepse kjo më jep një shans të dytë në jetë. Edhe pse jam ende duke u rikuperuar dhe duke rikthyer ndjesitë dhe lëvizshmërisë, kryesisht me buzët e mia, jam ende shumë i lumtur me rezultatet. Unë kam një hundë dhe një gojë kështu që unë jam në gjendje të buzëqesh, të flas dhe të ha ushqime të forta përsëri.”

Donatori i Cameron Ward ishte 23-vjeçari William Fisher. Donatori: William Fisher ishte shkrimtar, regjisor, lojtar shahu i cili studioi në Universitetin Johns Hopkins. Ai u përshkrua nga familja si tepër i mençur për vitet që kishte. Ai vdiq papritur në janar 2018 pas një beteje me sëmundjet mendore. Fisher një donator i regjistruar organesh, nuk ka dhënë vetëm fytyrën për Cameron. Ai gjithashtu i dhuroi veshkat, mishrat, sytë dhe indet.

Donatori William Fisher.

Nëna e 23-vjeçarit Fisher u ngazëllye nga rezultatet në fytyrën e Cameron.

Transplantet e fytyrës nuk janë aq të zakonshme. Procedura e parë kirurgjike e këtij lloji është operuar në Francë në 2005. Që atëherë, më shumë se 40 transplantime të fytyrës janë bërë në mbarë botën.

Në një deklaratë Cameron Ward tha:

Shpresoj që përvoja ime të frymëzojë të tjerët që kanë lëndime të rënda të fytyrës dhe u them që të mos e humbasin kurrë shpresën. Edhe unë u frymëzova nga të tjerët para meje. Udhëtimi im nuk ka qenë aspak i lehtë, por ja vlen!”

JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit