“Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën mund të sjellë luftë”

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 29.11.2018, 21:53

Mbrëmjen e sotme, analisti i njohur Fatos Lubonja ka qenë i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në News24.

Lubonja foli rreth integrimit të Shqipërisë në BE dhe bashkimit me Kosovësn dhe tha se pamundësia vjen për shkak të dështimeve tona dhe jo për shkak të BE-së, siç lihet të kuptohet nga kryeministri Rama.

Lubonja u shpreh:

Ky takim dhe gjithë kjo simbolikë, gjithë kjo butafori nacionaliste, fsheh një dështim edhe më të madh se sa ky. Fsheh dështimin e një projekti, që me fjalët e Edi Ramës dikur përmblidhej ndryshe. Ky thotë që në 2025, ne do të bashkohemi dhe nënteksti ishte që do apo nuk do Europa, ne do të bëjmë një lloj bashkimi. Ndërkohë që, vizioni i paraqitur më parë, ka qenë “Së bashku nën qiellin e Europës. Nuk u vu theksi tek projekti Europian, që na përfshin ne shqiptarët, këtej dhe andej kufirit, edhe me defektet që kemi. Por, nuk flitet për përgjegjësinë tonë, por vihet theksi tek dështimi i Europës. Sikur mosafrimi ynë drejt Be-së, më së shumti është problem i tyre, sepse ne i kemi bërë detyrat. Kjo është e para që për mua ështe e gabuar. Nëse sot nuk jemi pjesë e BE-së, duhet të shohim përgjegjësitë tona. Të shikojmë se çfarë kemi bërë në vendin tonë. Dështimet jane dhe në Kosovë edhe në Shqipëri. Në Shqipëri, dështimi ka të bëjë me ndërtimin e një shteti të kapur nga krimi, që është jashtë çdo standarti europian. Dështim tjetër i madh që ka Kosova, që nuk e ka Shqipëria, sipas mendimit tim, është edhe kjo që na tregon projekti i ndryshimit të kufijve. Nëse ne kemi patur vizionin e një Europe, ku kufijtë fillojnë dhe humbasin rëndësinë në emër të një Europe të qytetarit, të një Europe, që je edhe europian por edhe shqiptar, edhe europian por edhe serb. I gjithë ky projekt duket se dështon dhe në kthehemi tek projekti i vjetër, nacionalist, të Shqipërise se Madhe, të Serbisë së Madhe, të Kroacisë së Madhe. Nuk mund ta shohim këtë projekt të bashkimit të shqiptarëve, në mënyrë autonome nga të tjerët Shqiptarët, tani po sfidojnë të gjtihë fqinjët rreth e rrotull, asnjë nuk e do luftën, por nëse na dështon projekti europian dhe këta amerikanët dhe europianët, thonë zgjidheni vetë. Askush nuk na garanton që kjo “zgjidheni vetë” të mos jetë siç bën Rusia me Ukrainën, askush nuk na siguron që nuk do të shkojmë në konflikte që janë shumë serioze. Jemi gati për luftë ne? Se këta na kanë bërë që të ikim, këta na kanë tjetërsuar vendin tonë duke na grabitur”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit