Një shkollë fillore në Devon, Anglia jugperëndimore ka hequr detyrat e shtëpisë nga detyrimet e nxënësve.
Vendimin, shkolla në fjalë e ka justifikuar me faktin se detyrat e shtëpisë u shkaktojnë nxënësve stres. Në vend të tyre, mësuesit po i inkurajojnë fëmijët që të lexojnë rreth 20 minuta në darkë.
David Perkins, drejtues i Akademisë Fillore të Littletown tha se vendimi është marrë në bazë të kërkimeve arsimore, konsultimeve me prindërit, fëmijët dhe stafin.
Të gjithë nxënësit do të provojnë ndryshimin e pazakontë duke filluar që tani e deri në fund të vitit. Nga rregulli i ri përjashtohen nxënësit në klasën e gjashtë.
Perkins shpjegoi se detyrat e shtëpisë nuk kishin shumë ndikim në nxënien e fëmijëve dhe se mund të shkaktojnë stres për ta dhe familjarët e tyre.
Ai shtoi se leximi për 20 minuta mund të jetë më efektiv në rezultatet pozitive në shkollë. JOQ Albania