Një djalë i vogël nga Amerika ka kaluar frikën më të madhe të jetës së tij pasi u kafshua nga një peshkaqen në shpatull. Incidenti ka ndodhur gjatë një ekskursioni në Bahamas.
Një numër i madh njerëzish ndodheshin në bregun e detit të populluar nga disa peshkaqenë që supozohej të ishin të padëmshëm.
Asher Jones ishte duke notuar si të gjithë të tjerët me krijesat e rrezikshme të detit, kur papritur një prej tyre i nguli dhëmbët në shpinë.
Në momentin e dhimbshëm të kapur nga kamerat mund të dëgjohen ulërimat e vogëlushit si dhe përpjekjet e të atit për ta larguar nga dhëmbët e grabitqarit.
Edhe pse peshkaqeni i llojit Nurse konsiderohet si jo i rrezikshëm për njerëzit, ai ende mund të sulmojë dhe pasojat nga dhëmbët e tij nuk janë aspak të lehta.
Pasi incidenti kaloi, Asher,u shpreh:
Për fatin e mirë të tij, në atraksionin turistik gjendeshin edhe disa mjekë që ia trajtuan plagën në moment. JOQ Albania