Një modele dhe blogure ruse, e cila e humbi foshnjën e saj të pa lindur akoma, ndau një foto prekëse me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
27-vjeçarja, Yana Yatskovskaya, e postoi foton me djalin që humbi për të treguar mbështetje për të gjitha nënat që kanë sjellë në jetë fëmijë pa shenja jete.
Imazhi prekës tregon Yana-n duke mbajtur në krahë trupin e pajetë të djalit direkt pas lindjes në shtëpi. Jatskovskaya tha se ajo ishte gjashtëmuajshe shtatzënë kur vendosi të shkonte me pushime në Maldive me burrin e saj dhe vajzën trevjeçare.
Gjatë pushimeve, ajo vuri re se nuk po ndiente më lëvizjet e fëmijës në bark dhe shkoi në një spital lokal.
Pasi e ekzaminuan, mjekët e lajmëruan se zemra e foshnjës së saj kishte ndalur. Sipas asaj që ajo tregon, modelja shkoi në shtëpi dhe aty e lindi djalin e saj të vdekur.
Yana shtoi:
JOQ Albania