“10 shqiptarët që kanë bërë gjëra të mëdha”

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 28.11.2018, 18:52

Nuk është vetëm Nënë Tereza. Ka edhe 10 shqiptarë tjerë që kanë bërë gjëra të mëdha.

Kështu e nis shkrimin suplimenti "Am Abend" e së përditshmes zvicerane "Blick".

Kjo gazetë të parin pas Gonxhe Bojaxhiu rendit heroin Gjergj Kastrioti.

“Skenderbeu ishte një nga mbrojtësit më të mëdhenj të Evropës së krishterë kundër Perandorisë Osmane në shekullin e 15”, shkruan e përditshmja zvicerane.

Të dytët në listë janë vëllezërit John dhe James Belushi – aktorë të njohur në SHBA. Vëllai i madh John vdiq në vitin 1982, ndërsa James që vazhdon aktrimin, disa herë ka përsëritur për origjinën e tyre shqiptare.

Rita Ora vjen pas tyre. Për të gazeta në fjalë përmend faktin se ajo ka lindur në Prishtinë, e që më pas prindërit e saj emigruan në Londër, e që pas disa viteve vajza e tyre u bë e famshme në gjithë botën për hitet e saja “Hot Right Now”, “RIP”, “How we do”, etj..

Action Bronson, emri i vërtetë i të cilit është Arian Asllani, është shqiptari tjetër i famshëm. Sot një reper amerikan, më parë ai ka punuar si kuzhinier.

E pesta radhitet Era Istrefi. Për të, gazeta shkruan se është gjeni në muzikë. E ardhur nga Kosova, ajo tash krahasohet me emrat më të mëdhenj të muzikës si Rihana dhe Sia.

Pas Erës, natyrisht në këtë listë nuk mungon as Bebe Rexha.

Balerini amerikano-shqiptar, fitues i edicionit të 15’të të ‘Dancing with the Stars’ në SHBA, Tony Davolani është i shtati në këtë radhitje. Pasur nga një tjetër artiste, shqiptaro-amerikane. Eliza Dushku renditet e 8’ta.

I para fundit ndodhet Patrick Nuo. “Huh, është zviceran”, do të pyesni, shkruan gazeta.

E listën e përmbyllin, talentet e futbollit Behrami, Shaqiri, Xhaka & Co. (etj.), që edhe pse me prejardhje shqiptare, gazeta zviceriane i quan “Futbollistët tanë”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit