Festat e Nëntorit, 28 dhe 29, janë shënjuese për çdo shqiptar dhe kjo pasqyrohet tek postimet e shumta në rrjetet sociale.
Që prej ditës së djeshme në redaksinë e të gjithë shqiptarëve JOQ Albania kanë mbërritur foto nga çdo vend ku ka shqiptarë, ose me simbolin e duarve si shqiponjë ose me flamurin kuqezi, ku sigurisht disa janë më të veçanta se sa tjerat.
I tillë është rasti i mëposhtëm, ku disa djem shqiptarë kanë dërguar foto nga një burg i Londrës, Angli, dhe përshëndesin të gjithë shqiptarët.
I riu shqiptar që ka dërguar fotot, shkruan:
Ironia qëndron në faktin se këta të rinj zgjodhën Anglinë për një jetë më të mirë, një jetë të cilën atdheu mëmë nuk ua ofron dot për shkak të politikave keqqeverisëse ndër vite.
JOQ Albania