Taksë 100% produkteve serbe/ “BE kërkon një Kosovë të stabilizuar me aftësi duruese”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 28.11.2018, 12:02

Eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein ka folur ditën e sotme për DW në lidhje me taksën 100% që Kosova iu vendosi gjithë produkteve serbe.

Sipas tij Kosova duhet të heqë doganat, pasi doganat e reja janë gjithmonë një hap pas, por edhe Serbia duhet të mos e pengojë Kosovën në përpjekjet e saj, edhe pse nuk e mbështet si shtet.

Ai bëri thirrje për vetëpërmbajtje ndërsa tha se doganat nga ana e Kosovës shkelin thelbin e marrëveshjes ekonomike, CEFTA, pavarësisht zhgënjimit për refuzimin e anëtarësimit në INTERPOL, që është për të ardhur keq.

Fleckenstein tha:

Palët duhet që në dialog të dërgojnë sinjale të paqes dhe bashkëpunimit. Bashkësia ndërkombëtare kërkon një Kosovë të stabilizuar, me aftësi duruese, kjo do të kishte efekt pozitiv edhe në procesin e njohjeve të Kosovës si shtet. Por ne presim edhe nga Serbia, që të mos i pengojë përpjekjet e Kosovës drejt një shteti të njohur plotësisht, edhe nëse nuk i mbështet ato. Një fqinjësi e mirë mes të dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë është qendrore për paqen në Ballkan. Ende nuk është vendosur përfundimisht, por, nëse liberalizimi i vizave me Kosovën nuk arrihet këtë vit, do të ishte i kuptueshëm zemërimi i madh dhe zhgënjimi në popullsi. Si Komisioni Europian, ashtu edhe Parlamenti Europian pak muaj më vonë kanë dhënë miratimin e tyre për liberalizimin e vizave. Nëse Këshilli i BE, ose thënë ndryshe disa shtete anëtare, nuk e mbështesin këtë pozicion, kjo është tragjike. Arsyet për këtë refuzim janë brenda vetë vendeve refuzuese dhe pjesërisht edhe të një natyre të politikës së brendshme. Vendet anëtare duhet të jenë të vetëdijshme për përgjegjësinë e tyre për zhvillimin e Ballkanit. Përparimet e arritura duhet të çojnë tek liberalizimi i vizave, me qëllim që njerëzit aty të mos e humbasin shpresën dhe besimin tek Europa. Edhe vendet anëtare duhet të tregojnë se e mbajnë fjalën."

Fleckenstein tha se forcat e djathta, antieuropiane janë forcuar ndjeshëm në vendet e Bashkimit Europoan, e kjo do të reflektohet me shumë gjasa edhe në përbërjen e parlamentit të ri pas zgjedhjeve të 2019.

Image result for fleckenstein per kosoven

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit