Aisleyne Horgan-Wallace ka hapur një debat të madh në rrjet ditët e fundit, duke bërë që e gjithë vëmendja e mediave rozë të jetë drejt saj.
Ish-banorja e Big Brother në Angli ka deklaruar në një intervistë se ajo është bërë milionere vetëm falë gjoksit të saj, ndaj dhe tani do bëjë një set fotografik.
40-vjeçarja tha:
Disa prej imazheve që do bëj do jenë tërësisht nudo, por në mënyrë artistike, jo pornografike. Kur të jem 80 vjeçe dua të shoh fotografitë e mia me krenari. Njerëzit mund të mendojnë se është një mënyrë për të rënë në sy, por unë mendoj se është e bukur”
E pyetur se sa para ka, ajo tha:
Nuk dua të tregoj ekzaktësisht sa e pasur jam, sepse sinqerisht nuk e di. Por jam multi-milionere. E kam arritur këtë nëpërmjet marrjes së ryshfetit, punës së palodhshme, biznesit të zgjuar. Dhe sigurisht gjoksit. Ato më ndihmuan shumë”