Rezultatet e testimit të kandidatëve të Policisë Bashkiake, asnjë me pikë maksimale mbizotërojnë ata me 27 pikë

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 27.11.2018, 13:48

Testimi me shkrim i Policisë ngjalli shumë polemika për mënyrën se si u zhvillua ngjalli shumë polemika, pasi u tha që teza kishte dalë paraprakisht dhe kopjimi ishte shtrirë në masë.

Mirëpo, një testim është zhvilluar edhe për kandidatët për Policë Bashkiakë të Tiranës dhe rezultatet lënë shumë për të dëshiruar.

Foto ilustruese nga Policia Bashkiake.

Nga 138 kandidatë për policë të testuar nuk ka marrë asnjë pikët maksimale, ku 49 prej tyre nuk e kanë kaluar fazën e intervistës me gojë.

Ndërsa ajo që bie në sy dhe i bën përshtypje kujtdo që i hedh një sy vendimin është se 55 kandidatë për policë janë vlerësuar me rezultatin minimal, 27 pikë, i cili është edhe pragu që i kalon në fazën tjetër.

Si ka mundësi që 55 veta kanë marrë pikërisht 27 pikë?!

Një rezultat kaq i dobët i kandidatëve për Policinë Bashkiake dëshmon ndoshta edhe nivelin e policëve që gjenden në radhët e uniformave blu të bashkisë.

Sigurisht që në një testim ndikojnë shumë faktorë, por nuk është aludim nëse themi që këto pikë të ulëta të marra nga kandidatët tregon për inteligjencën e tyre të dobët sido që të ketë qenë testi.

Qytetari që e ngriti si shqetësim këtë vlerësim përfundimtar tha për JOQ Albania:

Një fakt i tillë është shumë negativ dhe shton edhe më shumë mitin se interesi për t’u bërë policë vjen vetëm nga personat që nuk kanë pasur kapacitet për të kryer një shkollë të lartë.”

Por, këtë nuk mund ta themi me siguri pasi vitet e fundit është deklaruar nga zyrtarët e policisë se në radhët e tyre ka edhe persona me arsim të lartë.

Figura e Policëve të Bashkisë ka qenë në krye të vëmendjes sidomos me drejtimin e Veliajt në Bashki, pasi qytetarët i shohin çdo ditë në aksione duke përndjekur shitësit ambulantë, ku jo në pak raste videot nga këto aksione kanë qenë dramatike, raste që janë publikuar shpesh nga redaksia JOQ Albania.

Por duke parë rezultatet e provimit të tyre, ndoshta duhet konsideruar ideja se sa seriozisht mund të merren punonjësit e këtij institucioni, që fatkeqësisht kanë të veshur uniformën e pushtetit. E të tjerë janë në radhë për ta veshur...

Rezultatet më poshtë, komentet u takojnë juve.

JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit