Protestojnë serbët në veri të Kosovës, ngrihen kundër taksës

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 27.11.2018, 13:01

Taksa 100% për produktet e importuara nga Serbia ka irrituar jo vetëm shtetin serb por edhe katër komunat në veri të Kosovës, të cilat banohen nga shumica serbe.

Taksa e propozuar nga kryeministri Haradinaj para pak ditësh dhe arrestimet e fundit në Veri, kanë bërë që në formë revolte katër kryetarët e komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Patok, Sveçan dhe Leposaviç të japin dorëheqjen njëherësh gjatë një seance të jashtëzakonshme.

Lajmin e dorëheqjes së komunarëve serbë e ka konfirmuar Goran Rakiç, kreu i Listës Serbe.

Por dorëheqja nuk është simbolika e vetme kundër taksës, pasi serbët e veriut të Mitrovicës kanë paralajmëruar zhvillimin e një proteste për të kundërshtuar presionin shtypës të institucioneve të Prishtinës të lidhur me taksën.

E megjithëse protesta është paralajmëruar paqësore, komandanti i forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO në Kosovë, Salvatore Couci, ka bërë thirrje që këto çështje të zgjidhen paqësisht dhe të shmanget me çdo kusht përdorimi i dhunës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit