Përdorimi i telefonit që në muajt e parë të jetës rrit mundësinë e çrregullimeve mendore

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 26.11.2018, 23:23

Përdorimi i gjatë i telefonave inteligjentë dhe pajisjeve elektronike është lidhur gjithmonë me përkeqësim të gjendjes mendore, por, një studim i ri ka treguar se këto probleme mund të fillojnë te përdoruesit që në moshën 2-vjeçare.

Vetëm 1 orë pas mbajtjes në dorë të telefonit apo tabletit, fëmijët dhe adoleshentët mund të kenë më pak kuriozitet për gjërat e tjera, janë më pak të vetëdijshëm dhe kanë më pak qëndrueshmëri emocionale, duke rritur kështu rrezikun që të zhvillojnë ankth dhe depresion.

Studiuesit kanë zbuluar se grupmoshat 14-17 vjeç janë më të rrezikuar nga këto pasoja të ndërsjella, megjithatë, nuk përjashtohen as foshnjat dhe vogëlushët, truri i të cilëve është akoma në zhvillim. Studimi ka zbuluar se fëmijët të cilët i përdorin rregullisht pajisjet elektronike janë dy herë më të prirur që të humbasin durimin.

Pajisjet elektronike po shkaktojnë probleme të shëndetit mendor te 2-vjeçarët që luajnë me pajisjet elektronike , pasi këta nuk janë më kureshtarë që të mësojnë gjëra të reja, shifër kjo që rritet me 22.6% për ata që kalojnë më shumë se 7 orë në ditë duke përdorur pajisje elektronike.

Ekspertët paralajmërojnë prindërit dhe mësuesit që të reduktojnë kohën që fëmijët kalojnë duke përdorur pajisjet elektronike, duke parë video ose televizor. Në studim u përfshinë të dhënat e më shumë se 40 mijë fëmijëve të moshës nga 2 vjeç deri në 17 vjeç, të siguruara nga prindërit në kuadër të një sondazhi mbarëkombëtar në Amerikë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit