Një muaj më parë u përhap lajmi se Çiljeta dhe Alban Hoxha ishin ndarë.
Kjo për shkak të një video ku shihej portieri i Partizanit duke u puthur me një femër në një nga klubet e Tiranës.
Çiljeta fshiu të gjitha fotot me Albanin në profilin e saj në Instagram duke përforcuar edhe më tepër hamendësimet.
Por arrestimi i Alban Hoxhës, i cili u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, i ka bërë bashkë edhe njëherë çiftin.
Ai doli ditën e sotme para gjykatës, teksa e pranishme ishte edhe partnerja e tij Çiljeta, siç shihet nga një foto e publikuar nga Panorama Sport.
Vendimi u shty për ditën e nesërme, ndërsa portieri me shumë gjasa do të humbasë derbin ndaj Tiranës.